Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ka bërë të ditur që sot duke filluar nga ora 08:00 deri më 12:00, për shkak të grevës së paralajmëruar nga ana e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror(SINKON) lidhur me Ligjin për Pagat nuk do të mund të ofroj shërbime të navigimit ajrorë për fluturimet të cilat kanë qenë në planë të realizohen në këtë interval kohorë.
Greva është paralajmëruar se do të vazhdoj dhe pas përpjekjeve gjatë ditës së sotëm në takimin që është zhvilluar mes të SINKON dhe nga ana tjetër Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil Eset Berisha, Drejtorit të ASHNA-së, Bahri Nuredini, për arritjen e një Memorandum Mirëkuptimi, për realizimin e kërkesave të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, propozim ky i cili në fund është refuzuar nga SINKON.
Andaj lidhur me situatën e krijuar dhe pamundësisë së ofrimit të shërbimit të navigimit ajror për kohën e paralajmëruar të grevës, Drejtori i ASHNA-së, u kërkon ndjesë pasagjerëve të cilët e shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për fluturime nga Prishtina dhe anasjelltas.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/353081975282164/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...