Google ADS

Nga sot mund të dënoheni nëse hidhni mbeturina jashtë kontejnerëve

13:00 | 17 Tetor 2018
V. S.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ i cili parasheh ndëshkime me gjoba mandatore për personat fizik dhe juridik të cilët hedhin mbeturina jashtë vendeve të caktuara për hedhjen e mbeturinave.

Matoshi në një konferencë për media ka thënë se vlera e gjobës mandatore do të jetë prej 20 deri në 100 Euro.

“Hedhja e cigareve në rrugë ose në sipërfaqe publike gjoba është 20 euro, për mbeturina dhe ambalazhe të ndryshe 30 euro, mbeturina komunale jashtë kontejnerit për mbeturina komunale 40 euro, me gjobë do të ndëshkohen edhe personat që hedhin cigare apo mbeturina nga automjeti, 50 euro. Djeg, dëmton kontejnerët e mbeturinave komunale dhe u ndërron vendin e atyre, 50 euro. Personi i cili hedhë çfarëdo lloj mbeturine nga ballkoni ose dritarja e objektit,  hedhë mbeturina në pusetat për kanalizim; 70 euro. Personi i cili hedhë mbeturina medicinale në sipërfaqe publike ose në natyrë ndëshkohet me 90 euro”, tha Matoshi.

I pari i MMPH-së ka njoftuar se afati i pagesës së gjobës është 15 ditë nga dita e shqiptimit të saj, sipas tij, personi i ndëshkuar e paguan gjobën në xhirollogari.

“Nëse personi paguan gjobën në afat e përcaktuar sipas nenit 11 të këtij Udhëzimi, paguan vetëm gjysmën (50%) e shumës së gjobës mandatore të shqiptuar. Nëse personi nuk e paguan gjobën sipas afatit të përcaktuar në nenin 11 të këtij Udhëzimi, ose nuk parashtron kundërshtim brenda afatit prej tetë (8) ditësh, do të zbatohet përmbarimi i detyrueshëm në pajtim me dispozitat e Ligjit për procedurën përmbarimore”, ka thënë ministri Matoshi.

Ky udhëzim do të hyjë në fuqi pas 7 ditëve, MMPH njofton se do të ketë një fushatë promovuese të këtij udhëzimi, për ti njoftuar qytetaret për këtë udhëzim dhe për gjobat që i presin ata që shkelin këtë udhëzim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme