Nga nesër kthehen temperaturat e ulëta në vendin tonë

23:07 | 21 Shkurt 2019
A. B.

Temperaturave të larta që mbizotëruan mbi vendin tonë këtyre ditëve, po ju vie fundi.

Kjo si pasojë e fuqizimit të masave ajrore me origjinë nga veriperëndimi i Kontinentit dhe vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do të shfaqen ditën e premte, për të vazhduar edhe gjatë vikendit.

Rrezet e diellit të cilat do të shfaqen në orët e hershme, gjatë ditës do të mbulohen nga vranësirat e dendura të cilat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu, e me rënjen e temperaturave, reshjet e shiut në shumë territore do të transferohen në formë dëbore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Shtypja ajrore edhe pse do të ketë rënje, sërish mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, mesatare deri e fortë, ku në disa vende në Dukagjin mund të arrijë deri në 15m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, kjo shpejtësi parashihet të arrijë deri 12m/s.

  22.02.2019 23.02.2019
Temp. Temp. Max 0C Temp. Min 0C Temp. Max 0C
Prishtinë 0 6 -6 0
Pejë 1 7 -4 2
Prizren 2 7 -4 1
Podujevë 0 6 -6 -1
Ferizaj 1 7 -6 -2
Gjilan 1 7 -5 1
Gjakovë 2 8 -4 2
Mitrovicë 1 6 -6 -1

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme