Google ADS

Nga dhjetori i vitit të kaluar u legalizuan afro 300 armë, afati vazhdon deri në qershor

23:07 | 10 Shkurt 2019
Arbresh.info

Në bazë të një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, procesi i legalizimit të armëve ka filluar nga dhjetori i vitit të kaluar dhe do të zgjasë deri më 17 qershor të këtij viti.

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka thënë se deri tani ka kërkesa afro 300 dhe në shikim të parë duket se është numër i vogël por që pritet që me kalimin e kohës që ky numër të rritet.

”Ne edhe kur kemi filluar këtë proces, kemi vlerësuar se qoftë edhe një armë nëse legalizohet, kjo është e arritur e Kosovës”, ka thënë Zeka gjatë një interviste në një emision televiziv.

Sipas zv/ministrit Zeka me gjasë janë mbi 200 mijë armë të palegalizuara në Kosovë, por që disa prej tyre janë armë të luftës të cilat ruhen dhe që nuk janë të gjitha armë efektive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme