Me datën 15 gusht 2019, duke filluar nga ora 24:00, në zonën e Klinës, Policia ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’
Stacioni policor në Klinë së bashku me inspektorët komunalë kanë verifikuar disa lokale në komunën e Klinës dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko-baret si dhe lokalet e tjera në këtë qytet.
Gjatë këtij plani janë identifikuar 5 (pesë) lokale apo klube nate të cilat ishin duke mos e respektuar orarin e punës, të njëjtat janë mbyllur nga inspektorët komunalë.
Në këto lokale janë legjitimuar 13 (trembëdhjetë) persona, që dyshohet që kanë qenë punëtor/e në këto lokale dhe në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit rasti procedohet nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Gjatë realizimit të këtij plani Njësia për Reagim të Shpejtë DRP në Pejë, ka hasur në disa vetura të dyshimta, dhe gjatë kontrollit rutinor në njërën nga veturat është gjetur dhe konfiskuar një armë (pistoletë) e llojit ‘M 57’ kal. 7.62x25mm, dhe 5 copë fishekë të të njëjtit kalibër.
E dyshuara: V.K e lindur 1993 f/k/sh, pas intervistimit në konsultim të plotë me prokurorin e shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Në këtë plan kanë qenë të përfshirë Stacioni Policor në Klinë dhe inspektorët komunalë të komunës së Klinës, të përkrahur nga Njësia për Reagim të Shpejtë të DRP-së në Pejë dhe Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...