Prej datës 17 shtator do të aplikohet taksa e kalimit për çdo makinë që kalon në Rrugën e Kombit. Çdo përdorues i kësaj rruge do të paguaj 660 lekë për çdo kalim.
Ndërsa për banorët e qarkut të Kukësit do të aplikohet tarifa prej 100 lekësh.Sipas asaj që shkruan “GazetaShqiptare” pagesa nuk do të bëhet më në monedhën europiane dhe banorët e zonës do ta kenë të reduktuar këtë taksë kalimi. Nuk dihet ende nëse do të ketë një indeksim të tarifës së kalimit për makinat me tonazh më të madh, gjë e cila u diskutua më parë, apo do të vihet një çmimi standard për të gjitha kalimet.
Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje-ardhje.
Në kontratën e koncesionit parashikohej që për banorët e zonës të kishte lehtësira, por vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të taksës derisa të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë. Kjo çoi në zemërimin e qytetarëve të Kukësit, të cilët dy ditë pas vendosjes së taksës protestuan duke djegur pikën e kalimit me pagesë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...