Me rastin e hyrjes së Kroacisë në BE në Prishtinë do të mbahet koncert.
Marija Kapitanoviq, Ambasadore e Kroacisë në Kosovë, tha se edhe pse me 1 korrik është data e hyrjes së Kroacisë në BE, tani kanë dashur të organizojnë këtë koncert.
Ajo folur për rrugën e Kroacisë drejt BE. “Kemi pasur synimet të hyjmë në NATO dhe BE. Ka shumë reforma që duhet të bëhen për të qenë pjesë e BE-së”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.
Sipas saj disa reforma janë të dhimbshme, por do të jenë të mira për vendet aspirante.
Kurse Tamara Jurkiç Sviben – pianiste, tha se është hera e parë që është në Kosovë.
“Kultura mund t’i kalojë kufijtë”, tha ajo.
Ndërsa Pjeter Guralumi, artist, tha se ndjehet mirë që është përzgjedhur për të qenë pjesë e koncertit që do të mbahet në Prishtinë me rastin e hyrjes së Kroacisë në BE./RTK/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...