Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, është deklaruar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai ka njoftuar se seanca e kërkuar nga opozita për marrëveshjet ndërkombëtare do të mbahet nesër nga ora 14:00, raporton arbresh.info.
Gjithashtu Krasniqi ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se vonë iu është kujtuar që kemi marrëveshje ndërkombëtare për të miratuar.
“Mbrëmë vonë LDK-ja ishte kujtu që marrëveshjet e bëra me ndërkombëtarët duhet të miratohen dhe kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për miratimin e tyre njëra nder to është marrëveshja me IPA-n. Shpresoj që e kanë kuptu që kanë gabua tash e sa që e kanë pamundësuar mos miratimin e këtyre marrëveshjeve. Shpresoj që ky ndryshim i qasjes t’i ndjekë edhe për çështje tjera siç është dialogu me Serbinë. Unë besoj fuqishëm që lojalitetin duhet ta kemi para qytetarëve dhe të mendojmë për ta. Seanca do të mbahet nesër dhe ndoshta do të vazhdojmë nesër edhe me pikat e tjera të cilat kanë mbetur të pa miratuara”, tha ndër të tjera Krasniqi./Arbresh.info/
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...