Pas mbledhjes së mbajtur, Kryesia e Kuvendi ka marrë vendim që nesër në ora 09:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga Kryeministri do mbahet nesër në orën 09:00.
“Kryeministri ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme seanca do mbahet nesër në ora 9:00, ndërsa në orën 10:00 do vazhdojmë me seancën e rregullt”, tha Veseli.
Pikë e diskutimit në këtë seance të jashtëzakonshme do të jenë, Shqyrtimi i dytë i projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegaconit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë si dhe Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/258403145043729/?notif_id=1551778769488889¬if_t=live_video_explicit
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte