Organizata joqeveritare “Era” ka organizuar një protestë që do të mbahet nesër në orën 10:00 në grykën e Deçanit.
“Bashkohu me ne të shtunën, më 13 korrik 2019, në grykën e Deçanit për të protestuar kundër hidrocentraleve të paligjshme në Kosovë. Asnjë hidrocentral në Kosovë nuk ka marrë Leje Mjedisore, dhe kështu që çdo që operon po operon në mënyrë të paligjshme. Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të këtij viti ka shkyç linjat e transmetimit në Lumbardh II në pronësi të Kelkos për shkak se ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe ka dhënë 90 ditë për HEC-un Deçan dhe Belaja për të marrë dokumentacionin e duhur ose ata do të jenë të detyruar të ndërmarrë veprimet ligjore për ndërprerjen e prodhimit dhe shkyçjen gjeneratorëve HC Belaja dhe HC Deçan nga Rrjeti i Transmetimit”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.
“Kanë kaluar 90 ditë dhe i bëjmë thirrje ZRRE-së që të ndërpresë operimet ilegale të HEC-it Decan dhe Belaja gjithashtu!”
Protesta do të zhvillohet para HEC Deçan te hidrocentrali i parë tek ura që të dërgon për te Gushavci.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?