Google ADS

Nesër dorëzohet platforma për dialogun në Kuvend

17:11 | 14 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ka përfunduar takimi i Ekipit Negociator ku u finalizua Platforma për dialogun me Serbinë.

Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj ka thënë pas një pune të jashtëzakonshme delegacioni zyrtarisht ka platformën për finalizimin e dialogut me Serbinë.

Ai tha se pas sugjerimeve të krerëve të shtetit votuan me konsensus në delegacion dhe nesër do të dërgojnë në kuvend.

“Sot zyrtarisht delegacioni e ka platformën pas një pune të jashtëzakonshme që ka bërë delegacioni, jemi konsultuar me të gjitha institucionet me shumë ekspertë kemi bërë një punë të pandalshme, kemi marrë edhe sugjerimet e krerëve të shteti dhe sot e votuam me konsensus në Delegacion. Nesër do t’ia dërgojmë kuvendit ku deputetët do ta diskutojnë dhe përmes debatit do të vijmë deri të votimi i saj”, ka thënë Limaj, raporton arbresh.info.

Bashkëkryesuesi tjetër, Shpend Ahmeti ka thënë se nesër këtë platformë do ta dorëzojë zyrtarisht tek kryetari i kuvendit.
“Ne besoj nesër në ora 10:00 do ta dorëzojmë zyrtarisht te kryetari i Kuvendit. Nesër kjo u përcillet 120 deputetëve nëse pas takimit do ta publikojmë. Sot i patëm diskutimet përfundimtare besoni qe për fjalë i kemi diskutuar dhe ky është qëndrim zyrtar i Republikës së Kosovës karshi dialogut. Gjatë ditëve në vijim nesër do t’ia dorëzojmë edhe subjekteve tjera opozitare përveç PSD-së”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se në këtë platformë janë caktuar parimet dhe vijat e kuqe.

Ne thjeshtë kemi konsultuar të gjitha qëndrimet jo vetëm të krerëve por edhe diskutimet tjera që janë bërë në Kosovë që ta dimë pozitën tonë si Kosovë, aty janë të caktuara parimet dhe vijat e kuqe, janë përfshirë të gjitha shqetësimet debatet. Njëri nga paragrafët sheh reciprocitet të plotë me të drejtat e komuniteteve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tutje ka komentuar edhe statusin e Isa Mustafës duke thënë se le të lexojnë njëherë platformën pastaj të vendosin a të votojnë.

Është interesant qysh dikush thotë nuk do ta votojnë pa e lexuar. Kryetari i LDK-së e kish qit një status qe nuk dialogohet ajo që ka deklaruar ai është pak karshi platformës. Le ta lexojnë njëherë platformën pastaj le të vendosin a do ta votojnë. Opozitarizmi nuk do të thotë kundërshtim i çdo gjëje që vjen”, ka shtuar Ahmeti.

Ai ka thënë se në platformë janë ngritur tema që në Bruksel nuk janë ngritur asnjëherë siç janë dëmet që na i ka shkaktuar Serbia në luftë.

Ahmeti në fund ka thënë se platforma buron nga kushtetuta dhe se nuk kanë mandat me shkel kushtetutën.
Platforma buron nga kushtetuta ai është dokumenti ynë bazë dhe ne nuk kemi mandat me shkel kushtetutën sepse në të integriteti territorial është i pacenueshëm dhe këtë e kemi të qartë si Ekip”, ka përfunduar Ahmeti.

Kurse Limaj ka thënë se nesër i takon kuvendit ta debatojë këtë platformë./arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme