Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se janë bërë bërë përgatitjet e duhura për afatin e dytë të Maturës Shtetërore që mbahet nesër dhe ka kërkuar nga të gjithë të angazhuarit në këtë proces që të kryejnë detyrën me përgjegjësi, ashtu që çdo gjë të shkojë mbarë.
Bytyqi gjatë një takimi që pari me komisionarët e testit të Maturës Shtetërore 2018 kërkoi që të minimizojnë lëshimet eventuale që kanë ndodhur në afatin e parë të provimit.
Në këtë takim po ashtu u tha se, nxënësve nuk do tu lejohet hyrja me telefon në Qendrën e Testimit, ndërsa prindërve u është bërë thirrje që të mos lejojnë fëmijët të marrin telefona, pasi do të përjashtohen nga testi edhe nëse nuk i përdorin.
Telefonat nuk do të lejohet që të përdoren edhe nga administratorët.
Për mbarëvajtjen e këtij testi, MAShT ka angazhuar dhe trajnuar 93 komisionerë si dhe janë caktuar edhe 630 administrator dhe 105 mbikëqyrës .
Poashtu u bë e ditur se provimin e kanë paraqitur 7896 kandidatë , ndërsa fillon në ora 10 : 00 në të gjitha qendrat e paracaktuara.
Pjesa tjetër e këtij testi mbahet më 1 shtator./klan kosova/
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...