Bashkatdhetarët janë duke u përballur me pritje dhe kolona të gjata në dalje të Kosovës në kufi me Serbinë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat e fundit të fluksit nëpër pikat kufitare, shkruan lajmi.net.
Sipas këtyre të dhënave, në Merdare bashkatdhetarët janë duke pritur deri në nëntë orë apo 540 minuta për të dalë nga Kosova, kurse kolona në këtë pikëkalim kufitar ka arritur në 1.7 kilometër.
Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë ka pritje e kolonë.
Atje qytetarët janë duke pritur deri në një orë kurse kolona ka është e gjatë 700 metra.
Sipas këtyre të dhënave, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet nuk janë më të gjata se 15 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës.
Vlen të theksohet se që nga pasditja, bashkatdhetarët në Merdare janë ballafaquar me pritje për orë të tëra për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi.
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...