Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Kontratës komerciale ndërmjet Infrakos dhe Generale Construzioni Ferrovarie, për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit.
Haradinaj ka thënë se sot është ditë feste për faktin se nga sot fillojnë punimet e njërit prej sektorëve të rëndësishëm të hekurudhave, raporton arbresh.info.
“Punimet zgjasin 24 muaj ku në fillim vit të 2021 do të kemi hekurudha, linjë hekurudhore që do të jenë në funksion të qarkullimit të mallrave dhe të njerëzve mes ekonomi e të rajonit. Ky është një investim i përbashkët ku populli in Kosovës investon nga buxheti i saj që merr hua dhe investon BE por edhe Evropa përmes fondeve të IPA-së. Hekurudhat i kanë edhe dy faza tjera të nevojshme ku së shpejto do ti kemi të gatshme nënshkrimin e kontratave ku për seksionin tjetër puna mund të ndodh 12 muaj. Kështu që në pranverë të viti 2021 jo vetëm hekurudha nga Fushë Kosova deri te Hani i Elezit që do të përfundojnë por edhe në Merdare. Një tjetër lajm që nuk kam marr është hekurudha për Pejë dhe ajo që na lidhë me Shqipërinë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë që do të ketë edhe vende të punës.
“Do të ketë kompani vendore dhe vende të punës gjatë punimit të hekurudhës”, ka thënë ai.
Ministri Pal Lekaj ka thënë se nga sot fillon projekti prej rreth 210 milionë euro.
“Për këtë duhet të jemi të gëzuar për arritjen e nënshkrimit të kësaj kontrate për rehabilitimin ë 65 km të para. Do të vazhdojmë punimet edhe për segmentet tjera. Edhe sistemi hekurudhor është prioritet o Qeverisë respektivisht i Ministrisë së Infrastrukturës. Kjo shënon rritje të ekonomisë”, ka thënë ai.
Agron Thaçi, kryeshef ekzekutiv i hekurudhave ka thënë se nga nesër punimet fillojnë.
“Kemi bërë një përgatitje adekuate që ta kemi një projekt cilësor. Pretendojmë ta kemi një linjë moderne që plotëson kriteret e BE. Do të krijojmë mundësi që trenat të rikthehen nga Mynheni dhe Salsburgu e shpresojmë ta bëjmë edhe për Athinë”, ka thënë ai.
Përfaqësuesi i BE-së Luigji Brusa ka thënë se koncepti i BE është për të qenë me afër.
“Ky udhëtim do të zgjas në tri faza dhe kjo është e para. Këto janë investime reale. Jemi duke bërë këtë koncept për financimin publik të Kosovës. Në fazën e parë ndërhyrja jonë është rreth 30 milion ndërsa në fazën e dytë do të japim grant rreth 17 milion e pastaj do të përgatisim fazën e tretë. Jemi duke bashkuar njerëz dhe është investim ku do të krijohen vende pune”, ka thënë ai./arbresh.info
Britania e Madhe ‘pushtohet’ nga mjegulla, aeroportet anuloj...
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...
Moti në Shqipëri
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Komuna e Shtimes mban ceremoninë e vendosjes së gurthemelit ...
Kurti e Nagavci vënë gurthemelin për ndërtimin e çerdhes në ...