Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, si dhe Drejtorin e Qendrës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC), Willem van Nieuwkerk.
Gjatë këtij takimi, Kryesuesi i KPK-së dhe Drejtori i CILC-it kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, i cili ka për qëllim promovimin e një sistemi të pavarur dhe të paanshëm të ndjekjes penale përmes avancimit të bashkëpunimit me media dhe rritjes së kapacitetit administrativ dhe efikasitetit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka falënderuar Ambasadoren e Holandës dhe Drejtorin e Qendrës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar për angazhimin e vazhdueshëm dhe ndihmën e dhënë Këshillit Prokurorial në forcimin e mekanizmave që kontribuojnë në avancimin e integritetit, profesionalizmit, transparencës dhe pavarësisë së sistemit prokurorial.
Memorandum i Mirëkuptimit, i cili është nënshkruar ndërmjet KPK-së dhe CILC-it do të fillojë së zbatuari nga 1 shtatori 2019 dhe do të zgjasë për një periudhë prej njëzet muajsh në kuadër të Projektit “Mbështetje për një sistem prokurorial të pavarur, profesional dhe të paanshëm” të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...