Nënshkruhet koalicion mes AKR-së dhe Nismës

11:31 | 23 Gusht 2019
Arbresh.info

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re (AKR), sot kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhor.

Lajmin për koalicionin e pati konfirmuar para 1 ore, Endrit Shala, anëtarë i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate.

Ky koalicion është nënshkruar në hotel “Swiss Diamond”.

Kryetari i partisë së AKR-së, Behgjet Pacolli, u shpreh se puna që kanë bërë me qeverisjen e mëparshme do të vazhdon më tutje.

“Është takimi i parë pas shpërbërjes së qeverisë, ne kemi bëre punë te mirë dhe besoj që edhe me tutje do të vazhdojmë të bëjmë”, u shpreh kryetari i partisë së AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ai po ashtu shtoi se kanë pasur një takim gjatë mbrëmjes së kaluar.

“Mbrëmë kemi pasur takim me Nismën, dhe kemi arritur në një marrëveshje qe do garojmë në listë të përbashkët, Nisma do ti ketë kandidatët e vet dhe AKR listën e saj. Ne kemi punuar në mënyrë të ndryshme dhe në mënyrë transaparente, po edhe pse kjo qeveri nuk pati mandat më të gjatë por kemi punuar në mënyrë dinjitoze, sepse kemi qenë një zë i mirë për secilin”, u shpreh Pacolli.

Pacolli u shpreh se jeta politike është polarizuat, kemi të bëjmë më ekstremitete të ndryshme, dhe qytetari gjithmonë është lënë anash, ku AKR dhe NISMA, do të jenë për qytetarët.

Lideri i partisë së Nismas, Fatmir Limaj u shoreh se ky koalicion është një lajm i mirë për vendin, pas rrëzimit të qeverisë së mëparshme.

“Është një lajm i mirë për vendin, pas rrëzimit të qeverisë së mëparshme, një lajm i mirë për secilin, dhe ne presim edhe nga partitë e tjera të bashkohen.

Koalicioni parazgjedhor e jep një mundësi të tillë sepse Nisma dhe AKR, do të këtë grupet politike që do të shpalosin fushatën për vendin”, u shpreh Limaj.

Pas fjalimeve të këtij koalicioni Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli kanë nënshkruar koalicionin e tyre./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme