Google ADS

Nënkryetari i VV-së vazhdon sulmet ndaj PSD-së: Ardhja e tyre do të ndikonte negativisht në protestë

13:02 | 29 Shtator 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi, i ftuar në emisionin “Frontal Live” në T7 tha se prezenca e PSD’së do të ndikonte negativisht në protestën e organizuar nga VV, e cila pritet të nisë në orën 14:00.

“PSD do të ndikonte negativisht në protestë, për shkak se PSD perceptohet nga aktivistët e VV’së si një grup i njerëzve që e kanë tradhtuar partinë”, ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë në emision se anëtarët e PSD’së kanë vjedhur mandate nga VV’ja dhe kështu e kanë zbehur shpresën për ndryshim në vend.

Ndryshe, Bislimi tha se interesimi për protestën e sotme është shumë i madh.

Siç ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje, protesta do të jetë paqësore e madje do të përcillet edhe me muzikë.

Policia e Kosovës tashmë është mobilizuar dhe në çdo cep të qytetit po shihen ata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme