Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka shfaqur dyshimet e tij për idenë e korrigjimit të kufijve dhe përfitimin e njohjes nga Rusia.
Gjini në Zona B ka deklaruar se askush s’ka të drejtë të garantoje për diçka të tillë.
“Nuk e di se si mundet dikush me u nis në këtë rrugë duke besuar se vendet fqinje do të jene ‘ok’ , që Serbia do të jete ‘ok’ apo që Rusia do të jetë ‘ok’. Në qoftë se flasim seriozisht për Rusinë, nuk e di se si mundet dikush të garantojë në emër të Vuçiqit që Rusia do ta njohë pavarësinë e Kosovës”.
“Unë s’i jap të drejtën vetes të them që s’do të na njohë, mirëpo edhe dikush nuk mund të thotë se do të na njohë. Ka kaluar koha kur Rusia ka thënë që ne e njohim Kosovën në qoftë se e njeh Serbia, sepse ka ndodh Krimea. Edhe kjo që po e them unë është hipotetike, por ka shumë të panjohura qe të dilet në publik dhe të thuhet se kjo është rruga dhe kjo do të ndodhë”.
Ardian Gjini ka komentuar edhe qëndrimin e SHBA-ve dhe të Gjermanisë rreth idesë së korrigjimit të kufijve, si pjesë e marrëveshjes finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Ajo që thuhet në media është e thjeshtëzuar. Qëndrimi amerikan është kështu -ne mbështesim çfarëdo marrëveshje që nuk e rrezikon paqen në rajon dhe nuk e destabilizon as Kosovën e as rajonin – nuk është qëndrimi amerikan pro ndryshimit të kufijve. Qëndrimi gjerman ka qenë kundër. Këto dy qëndrime mendoj se janë larg veç për një fije floku”.
Sa i përket finales së dialogut, sipas Gjinit, njohja e pavarësisë se Kosovës nga ana e Serbisë nuk është qenësore.
“Duhet të vazhdojmë dialogun dhe duhet të kemi njohje, por mendoj se njohja e Kosovës nga Serbia është ekzagjeruar. Nuk është jetike për ne njohja nga Serbia”
“Për ne jetike është ndërtimi i një shtet normal. Ne kemi probleme me ndërtimin e një shteti normal, s’kemi probleme pse s’na ka njohë Serbia”./klan kosova/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...