Google ADS

Nënkryetari i AKR-së: Dy votat tona e përcaktojnë fatin e Qeverisë Haradinaj

21:05 | 25 Qershor 2019
A. B.

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), i cili mban edhe postin e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka thënë se pavarësisht se nuk është kohë e përshtatshme për zgjedhje AKR është gati për zgjedhje.

Matoshi në RTV Dukagjini, ka thënë se në terren AKR-ja çdo ditë është duke rritur mbështetjen në të gjitha degët në tërë Kosovën.

“AKR-ja nuk ka pasur ndonjë stabilitet dhe forcë më të madhe se që ka tani. Besoj se kjo forcë do të dëshmohet përsëri në zgjedhjet e ardhshme. Ne sërish do të kemi një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në skenën politike të Kosovës. Më vjen mirë që nuk kemi zhgënjyer elektoratin, përkundrazi me punët e mira që kemi bërë në të gjitha dikasteret që udhëheqim kemi ngritur mbështetjen qytetare”, tha ai.

Duke folur për zhvillimet e fundit në AKR, Matoshi ka thënë se Labinot Tahiri mbetet deputet i kësaj partie, derisa nuk ka njoftuar strukturat për ndonjë largim nga partia.

Ai ka thënë se duhet pasur kujdes që kjo Qeveri është votuar me 61 vota dhe çdo votë e vetme ka një peshë jashtëzakonisht të madhe, ndërsa sipas tij dy vota që ka AKR “determinojnë të ardhmen e kësaj Qeverie”.

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka thënë se kjo parti nuk ka gabuar që i është bashkangjitur kësaj shumice parlamentare sepse Kosova ishte futur në një situatë pa rrugëdalje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme