Nënkryetari i degës së AAK-së dega në Vushtrri, Rrahim Tahiri ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e partisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai duke ka thënë se i është bashkuar PDK-së. ”
Nga sot, nuk jam anëtar dhe simpatizant i AAK-së. Por, me tërë fuqinë time do ta mbështes Partinë Demokratike të Kosovës PDK, partia e cila ka vlera dhe premton të ardhme të ndritshme për vendin, popullin e mbi të gjitha për fëmijët tanë!”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë: Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë!
Sot, me datë 03.09.2019, për shkaqe objektive dhe mospërputhjes së interesave të qytetarëve vushtrrias me atë të partisë së AAK-së, jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e nënkryetariit të AAK-së, dega në Vushtrri.
Nga sot, nuk jam anëtar dhe simpatizant i AAK-së. Por, me tërë fuqinë time do ta mbështes Partinë Demokratike të Kosovës PDK, partia e cila ka vlera dhe premton të ardhme të ndritshme për vendin, popullin e mbi të gjitha për fëmijët tanë!
Nga partia e AAK-së dega në Vushtrri tërhiqen 5 nëndegë Strofc, Bequk, Gllavotin, Bivolak dhe Zhilivodë, dhe jemi në pritje të largimit edhe disa nëndegë tjera. Me respekt Rrahim Tahiri!
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës