Portali serb “Blic” shkruan se në Samitin e Berlinit kishte tri porosi me të cilat me tension të madh ishte diskutuar për Kosovën.
Samiti i Berlinit mblodhi liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor nën udhëheqjen e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Me disa tone tensionuese dhe përplasje verbale për shkak të taksës ndaj mallrave serbe, por duke prekur edhe temën e korrigjimit të kufijve, takimi pesë orësh kishte për synim kryesor Kosovën.
Mirëpo, ai nuk ishe një “Ditë D” për të ardhmen edhe pse pjesëmarrësit kanë vendosur themele mbi të cilat mund të planifikohet e ardhmja.
Portali serb “Blic” shkruan se në Samitin e Berlinit kishte tri porosi me të cilat me tension të madh ishte diskutuar për Kosovën, përcjell lajmi.net.
Gjermania, si anëtarja më e fuqishme evropiane, së bashku me Macronin u kanë dhënë porosi të rëndësishme liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e rajonit.
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...