Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, sot më 22 maj 2019, rreth orës 15:40, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet Gj. P, i lindur më 1965.
I burgosuri, rreth orës 14:50 është dërguar më urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.
“Gjatë vuajtjes së dënimit, i njëjti ka qenë i vendosur në stacionarin e QK Dubravë dhe për një periudhe të gjatë kohore ishte duke u trajtuar me terapi, po vuante nga sëmundja e kancerit, për çka ishte i shtrirë disa herë edhe në QKUK “, thuhet një njoftim.
Gj. P akuzohej për Veprën Penale; Vrasje e rënd.
Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion./arbresh.info
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...