Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se Serbia do të vazhdojë të punojë intensivisht në përmbushjen e agjendës evropiane, me qëllim të hapjes së kapitujve të rinj në të mirë të progresit më të shpejtë në rrugën e anëtarësimit në BE.
Ai këto komente i ka bërë gjatë takimit me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadorin Sem Fabrizi. me të cilin ka biseduar për procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe situatën në rajon, transmeton lajmi.net.
Në këtë drejtim, ai theksoi se është në interes të progresit për Serbinë dhe të ardhmen e saj evropiane në Bashkimin Evropian, që të kapërcej me sukses sfidat aktuale.
Vuçiq dhe Fabrizio ranë dakord se është e nevojshme të vazhdohet dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës. Mirëpo, presidenti serb është shprehur se është e papranueshme që Prishtina të vazhdojë me lëvizje, siç i ka quajtur ai, të papërgjegjshme që synojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij është një kërcënim i madh për paqen.
Nga zyra e presidentit serb, Vuçiq, thuhet se ai dhe ambasadori Fabrizio kanë rënë dakord se nevojitet punë e madhe në fushën e sundimit të ligjit.
Kujtojmë, se Kuvendi i Kosovës me vota unanime, pa praninë e deputetëve të serbëve të Kosovës,më datë 18 tetor, miratoi tri ligjet që transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, por pa ia ndryshuar emrin. Me 101 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët miratuan në lexim të parë këto projektligje. Përmes këtyre tre projektligjeve po synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, duke përfshirë edhe përgjegjësi të mbrojtjes. /lajmi.net/
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...