Google ADS

Në pritje të Gjykatës Speciale

09:06 | 12 Korrik 2019
V. S.

Sokol Dobruna, ish-kreu i Gjykatës së UÇK-së, Sabajdin Cena, ish-epror i UÇK-së, Flamur Hoti, ish-pjesëtar i UÇK-së, të cilët janë intervistuar nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë, janë në pritje të ftesës së radhës, ashtu siç u ishte thënë pas intervistimit të parë.

Ish-kreu i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sokol Dobruna, që nga dhjetori i vitit që lamë pas nuk është intervistuar më nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë, ndonëse i kishin thënë se do ta kontaktojnë përsëri.

“Nuk kam pasur kurrfarë kontakti me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pavarësisht se më është thënë se pas intervistimit do të thërrasim më vonë, mirëpo nuk është përcaktuar koha”, ka theksuar ai për “Zërin”.

Për më tepër Dobruna ende nuk e di saktësisht nëse është i dyshuar ose dëshmitar i kësaj Gjykate, ndonëse për dy ditë radhazi ishte intervistuar në Prishtinë.

“Nuk e pranoj Gjykatën e Hagës, mirëpo duke respektuar vullnetin e Parlamentit të Kosovës unë i jam përgjigjur asaj. Kur kam nënshkruar aty është shkruar se jam ‘Dëshmitar i dyshuar’ e ky term për mua është i pakapshëm, sepse ose jam i dyshuar, ose dëshmitar”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme