Rrugët e kryeqytetit janë hapësira në të cilat po ndodhin aksidente të shpeshta.
Por, në asnjërën prej tyre nuk gjendet asnjë kamerë e sigurisë, e cila do ta lehtësonte sjelljen e fakteve për institucionet e drejtësisë.
Qytetarët po ndihen të rrezikuar nga mungesa e kamerave të sigurisë në hapësirat publike, raporton KTV.
Në mungesë të kamerave, shkelësit e rregullave në komunikacion po i shmangen kapjes nga Policia e Kosovës.
Qytetarët thonë se instalimi i kamerave është i vonuar, por edhe nëse ato vendosen tani do të ndihmonin në kapjen e aktorëve të shkeljeve të ndryshme në trafik.
Fajin për mungesën e kamerave, Policia e Kosovës ia hedh komunës, duke thënë se instalimi i tyre është nevojë e menjëhershme.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në korrik të këtij viti, pati paralajmëruar se komuna do t’i vendosë kamerat për dënimet e shkelësve të trafikut.
“Në vjeshtë, Komuna e Prishtinës do të fillojë me kamerat e trafikut dhe dënimet automatike. Dënimet do t’i mbledhim me përmbarues dhe jemi përkrahës edhe të politikës që të mos lejohet regjistrimi i veturës me dënime të papaguara nga viti i kaluar”, pati shkruar Ahmeti, në një status në Facebook, me 24 korrik.
Por, Komuna e Prishtinës tash nuk është përgjigjur në pyetjet e KTV-së për mosvendosjen e kamerave të sigurisë.
Raste të shpeshta të aksidenteve në trafik janë shënuar kohëve të fundit në kryeqytet.
Javën e kaluar, në rrugën “B”, ka mbetur e vdekur një grua e moshës 30-vjeçare, si pasojë e goditjes nga një veturë, derisa po kalonte rrugën në vendkalimin e këmbësorëve./KTV/
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...