Sot në orën 16:00 do të vendoset përfundimisht për fatin e kontratës mes Telekomit të Kosovës dhe z-mobile.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info kryetarja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri. Ajo ka shtuar se përmes konferencës për medie do të bëhet e ditur gjithçka.
“Sot në orën 16:00 do të publikohen të gjitha, do të del vendimi i kryeshefit”, ka thënë ajo.
E Shahtri ka sqaruar edhe për raportimet e disa medieve gjoja për publikimin e kontratës së shkëputjes se marrëveshjes.
Ajo ka thënë se është vetëm vendim i Bordit për kryeshefin.
“Ajo që ka dal në medie nuk është vendimi për shkëputje por është vendimi i Bordit që e ka autorizuar kryeshefin e Telekomit që të ndërmarr veprime”, ka thënë Shatri.
Ndryshe lajmin për shkëputje të kontratës mes Telekomit të Kosovës dhe z-mobile e ka bërë të ditur javë më parë kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi gjatë një proteste të punëtorëve të kësaj ndërmarrje.
“Jemi ende duke diskutuar edhe aspektin financiar ku kemi kontraktuar një kompani ndërkombëtare që të bëjë një analizë financiare, ku si raport preliminar ka dal pozitiv sa i përket Telekomit, në të njëjtën kohë kemi pranuar edhe një njoftim zyrtar nga ekspertiza e jashtme ligjore ku na jep të drejtën që ne si Telekom të njoftojmë operatorin Z-Mobile për shkëputjen e kontratës nga data 30 korrik”, ka thënë Istrefi.
Sot ka qenë dita e fundit e kontratës 10 vjeçare e cilësuar si ndër më të dëmshmet mes Telekomit të Kosovës dhe z-mobile. /Arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...