OJQ ”Mundësia” në bashkëpunim me “Handikos” dhe në mbështetje të “Save the Children”, sot në Mitrovicë, mbajti tryezë në kuadër të ditës ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuara.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, drejtori i Administratës, Hysen Muzliukaj, koordinatori i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, zyrtarë komunal nga Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, drejtoresha e OJQ “Mundësia”, Hasime Tahiri Hasani koordinatorja nga Save the Children, Fahrije Kabashi, përfaqësues nga Zyra e Avokatit të Popullit në Mitrovicë, drejtori i OJQ “Handikos”, Afrim Maliqi, përfaqësues nga Zyra e Punësimit në Mitrovicë si dhe përfaqësuese te Policisë së Kosovës.
Qëllimi i tryezës ishte të sjellë së bashku të gjitha institucionet relevante, shoqërinë civile, dhe publikun e gjerë për të përqendruar vëmendjen në mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Në këtë tryezë u diskutua për situatën aktuale e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, përmes prezantimit të arritjeve, sfidave, përcaktimit të prioriteteve dhe rekomandimeve.
Në këtë takim drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, fillimisht ka përshëndetur të gjithë të pranishmit duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme organizimin e kësaj tryezë për gjithëpërfshirje të personave me aftësi të kufizuara në shoqërinë tonë.
“Deri më tani komuna jonë sipas mundësive buxhetore ka mbështetur këtë kategori të shoqërisë sonë, e cila ndonëse mund të jete jo shumë e kënaqshme, mirëpo unë ju premtoi që nga viti 2019 do të rritet mbështetja për këta persona dhe njëkohësisht do ti përkrahim edhe në aspektin e punësimit të tyre”, ka thënë drejtori Gashi.
Edhe koordinatori i Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Fitim Rama, ka theksuar që Komuna në vazhdimësi ka ofruar mbështetje jo vetëm për OJQ” Handikos”-in por edhe për të gjitha OJQ-të që promovojnë të Drejtat e Njeriut në Komunën tonë.
Po ashtu në tryezë u diskutuan edhe për vështirësitë të cilat hasin personat me aftësi të kufizuara, në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale./arbresh.info
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...