Google ADS

Në Mitrovicë largohen 90 % e produkteve me mbishkrimin Kosovo i Metohija

16:18 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Drejtori i Inspekcionit, Hysni Ahmeti, së bashku me kryeinspektorin nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla dhe këshilltarin e ministrit të kësaj ministrie, Sahit Svirca, sot kanë vizituan qendrën tregtare “Emona Center” në Mitrovicë, për të parë nga afër se a po vazhdon të zbatohet urdhëresa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për largimin e produkteve me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”.

Qëllimi i ardhjes së kryeinspektorit Syla, ishte që të ofroj mbështetje të plotë për Drejtorinë e Inspekcionit të cilët me përpikëri po i zbatojnë urdhëresat e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për mos lejimin e produkteve me etiketim “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kos Rezoluta 1244”.

Drejtori i Inspekcionit, Hysni Ahmeti, njoftoi përfaqësuesit nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë se gjatë ditës së djeshme kanë hasur në disa produkte që mbajnë mbishkrime të tilla, por që tashmë 90 % e produkteve në markete i kanë larguar ato nga hapësirat e tyre.

”Drejtoria jonë në vazhdimësi është duke inspektuar të gjitha marketet për të evidentuar produktet të cilat mund të kenë mbishkrimin “Kosovo i Metohija”. Në këtë drejtim është bërë punë shumë e mirë pasi që edhe marketet nuk kanë hezituar ta mbështesin urdhëresën e ardhur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, ka thënë ndër të tjerash drejtori Ahmeti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme