Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka, me ç’rast kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi për katër projekte madhore që kjo ministri do ti realizoj në komunën e Mitrovicës.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëfinancimi i këtyre projekteve, Rregullimin e shtratit të lumit Ibër, vlera e të cilit është 950 mijë euro, Rregullimi i shtratit të lumit Sitnica 3 milionë e 100 mijë euro, Pastrimi i lumit Trepça dhe Luzha 820 mijë euro, si dhe Krijimi i hapësirave gjelbëruese dhe rekreative për fëmijë 430 mijë euro, përmes të cilave synohet përmirësimi i gjendjes së mjedisit në komunën e Mitrovicës.
Me këtë rast kryetari Bahtiri, falënderoi zëvendësministrin e MMPH-së, Gjergj Beka, dhe ministrinë në fjalë për implementimin e këtyre projekteve madhore me interes për qytetarët e Mitrovicës, i cili tha se do të ndikojnë në ruajtjen e mjedisit dhe të biodiversitetit.
“Unë ju falënderoj shumë për interesimin e jashtëzakonshëm që po tregon MMPH-ja për Mitrovicën dhe qytetarët e saj. Ne jemi mirënjohës që ju e keni vlerësuar se Mitrovica ka nevojë për mbështetje dhe keni marrë vendim që të realizohen këto katër projekte madhore në qytetin tonë”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri./arbresh.info
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez