Në Lipjan arrestohet një shitës i marihuanës

12:43 | 29 Shtator 2018
V. S.

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Lipjan një person të dyshuar për shitjen e substancave narkotike.

Policia njofton se të dyshuarit, shqiptar, gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur substance narkotike të llojit marihuanë me peshë afro 18 kilogramë, dy celularë, dy fletore për evidence dhe një peshore digjitale si dhe 360 euro para të gatshme.

Me urdhër të Prokurorit I dyshuari është në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme