Së fundmi është shpërfaqur një pakënaqësi e madhe në vendin tonë karshi shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Duke filluar nga liderët e institucioneve, por edhe qytetarët, kanë shpreh mos-besim ndaj saj, ndërsa analistët kërkojnë që të largohet nga pozita e ndërmjetësueses.
“Mendoj se zonja Mogherini e ka mbyt dialogun. Nga një dialog për normalizim e ka kthyer në dialog për territore e kufij e shkëmbime, që në Ballkan do të thotë destabilizim”, ka thënë Ramush Haradinaj.
Kjo deklaratë e kryeministrit Ramush Haradinaj nuk është e vetmja kritikë për përfaqësuesen e lartët ë BE-së Frederica Mogherini. Edhe bashkë kryesuesi i ekipit negociator Shpend Ahmeti nuk flet mirë për të.
“Mogherini, përfshirjen e grupit negociator në bisedime mund të sheh si rrezikim të procesit, pasi ajo e konsideron se procesi ka shkuar mirë mes Thaçit e Vuçiqit…Mogherini i ka thënë Ramushit hiqe taksën”, ka deklaruar Shpend Ahmeti.
Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme nuk i ka mirë punët me reputacion. Mungesa e liberalizimit të vizave ka bërë që ajo të humb reputacionin në Kosovë duke u bërë edhe cak i një fushatë online të grupit në facebook Maniak të Ankesave.
Mijëra anëtarë të këtij grupi kanë bërë komente ku kanë protestuar për mungesën e vizave.
Por, punët politikania italiane nuk i ka as në vendin e vetë. Atje, si ka shkruar gazeta ‘politico’ reputacioni i saj është në rënie.
Sipas kësaj gazete ajo nga opinoni Italian vlerësohet si shumë pro ruse duke i ditur qëndrimet që ka mbajtur për Ukrainën. Si dhe për CV jo të denjë për postin që mban.
Analisti Parim Olluri, drejtor në gazetën Insjaderi thotë se roli i Mogherinit në dialog është i rrezikshëm, ngase ka shpërfaqur shenja të mos neutralitetit.
“Urdhri i Mogherinit që Qeveria me çdo kusht të heq taksën, tregon se ajo ka humbur rolin ndërmjetësues”, tha Parim Olluri.
Sipas tij duhet që pala kosovare të kërkoi largimin e Mogerinit nga pozita e ndërmjetësueses, ngase ajo është shndërruar në asistente të Presidentit Vuçiç.
“Është e rrugës qe pala kosovare, të jetë më konkrete ne kërkesat drejtuar BE-së. Njëra nga kërkesat duhet të jetë largimi i zonjës Mogherini nga dialogu dhe të gjendet një përfaqësues special, neutral, që do të udhëheq këto bisedime”, tha Olluri.
Mogherini ka lehtësuar dialogun politikë derisa nuk dihet nëse do të jetë ajo ndërmjetësuesja edhe e dialogut të tretë mes Kosovës dhe Serbisë, dialogut të pajtimit. /RTV Dukagjini
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...