Sipas Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, në Kosovë janë edhe 200 shtetas turq që kërkohen nga autoritetet e Turqisë.
Gjashtë prej tyre u deportuan në fshehtësi disa muaj më parë. Ata ishin drejtues të disa shkollave të njohura të hapura si pjesë e rrjetit të shkollave që financohen nga kleriku Fejtullah Gylen. Dërgimi i tyre në Turqi solli vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefin e Shërbimit Sekret, Driton Gashi, të cilët u hoqën nga këto pozita për shkak të mosinformimit të shefit të ekzekutivit për rastin në fjalë.
Zyrtarët institucionalë të Kosovës kanë thënë se çështja e gylenistëve është vetëm një rast i izoluar për të cilin qeveria ka ndërmarrë masat e menjëhershme që kjo të mos ndodhë më. Mirëpo, sipas analistit Sallova, ky akt do të ndikoj në rrugën evropiane të Kosovës, shkruan TCH.
Ndërkaq, deputetja turke në Kuvendin e Kosovës, Myfera Shinik, e ka përkrahur deportimin e gjashtë gylenistëve duke thënë se gjithçka ka ndodhur brenda kufijve ligjorë. Ajo ka theksuar se të arrestuarit, përveçse paraqesin rrezik për Turqinë, janë të rrezikshëm edhe për Kosovën.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...