Numri i të regjistruarve si të papunë, me afat të gjatë të pritjes te grupmoshat e reja është më shumë se 250 mijë, e që janë kryesisht të pakualifikuar dhe nuk u përgjigjen kërkesave të tregut. Ndërkohë, janë mbi 25 mijë të cilët janë të diplomuar në sistemin e edukimit të rregullt, por ekonomia mund t`i absorbojë vetëm 10 mijë prej tyre.
konkluzione u nxorën në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës me temën: “Sistemi i arsimit, tregu i punës dhe zhvillimi ekonomik: sfidat dhe perspektiva”.
“Një nga shkaqet e kësaj papunësie të theksuar është kryesisht zhvillimi i ulët ekonomik por nënkuptohet nuk duhet nënvlerësuar edhe ngecja në ofertën dhe në praktikën që jep sistemi i edukimit në Kosovë për nevojat e ekonomisë”, ka thënë Justina Shirika-Pila, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore.
Udhëheqësit e Universitetit të Prishtinës vënë në dukje se ky institucion i arsimit të lartë është në fazën e tranzicionit atë të lidhjes së programeve studimore me kërkesat e tregut të punës.
“UP është në një proces të ndryshimit nga një institucion ku rëndësi i kushtohet diplomave, notave në një institucion që lidhet më tepër me punën, biznesin”, tha Marjan Dema, rektor UP-së.
E drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës theksuan se mungesa e shkathtësive dhe njohurive tek njerëzit është problemi kryesor për papunësi.
“Nga disa kontakte dhe përvoja që kam pasur, ka parë që problemi kryesor i papunësisë nuk është aq mjedisi politik, apo diçka tjetër, por mungesa e kualifikimeve dhe shkathtësive që kërkohen nga tregu i punës” ka thënë Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
Konferenca ndërkombëtare shkencore e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të vazhdojnë punimet edhe më 27 tetor./RTK
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki