Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në përbërje: Xhavit Haliti, Aida Derguti, Srdjan Mitroviq, Ismet Beqiri, Mufera Sinik, dhe Gani Dreshaj, po merr pjesë në Sesionin e Dytë të Rregullt, dhe në mbledhjet e komisioneve të kësaj asambleje.
Sot, në Komsionin për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është diskutuar për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës, ku në raportim ishin të ftuar Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, dhe Komisioneri për Gjuhët, Slavisa Mladenoviq.
Në fokus të raportimit ishte infrastruktura ligjore për të drejtat e njeriut; të arriturat; vështirësitë, si dhe implementimi i përdorimit të gjuhëve të minoriteteve në institucionet e Kosovës.
Pjesëmarrës në diskutim ishin edhe anëtarët nga Britania e Madhe, Serbia dhe Kosova.
Por, në këtë takim nuk ishte prezent raportuesi për Kosovën, deputeti nga Spanja,Jardi Roca Mas. Për mosprezencën e tij pati vërejtje nga anëtarët e këtij komisioni.
Kryetarja e Komisionit, Ria OOMEN-RUIJTEN, u zotua se në Sesionin e Tretë të Rregullt që do të mbahet me datë 24-28 qershor 2019, do të vjen me një sugjerim për bashkëpunim më të mirë në mes të delegacionit të Kosovës dhe të Serbisë. /arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet