Kosova rrezikon të humbë 26 mijë hektarë tokënë pjesën e fshatit Karaçevë në kohën kur të negociohet vija kufitare me Serbinë.
Rreth 3200 banorë nga fshati Karacevë, në kufi më Serbin, tash e një javë kanë dorëzuar në Zyrën e Kryeministrit një kërkesë, ku ikërkohet Ekipit Negociator të Kosovës, që të ketë parasysh frikën e tyre se ku do të mbesin tokat e stërgjyshërve në momentin kur bëhet demarkacioni me Serbinë.
Përmes kësaj kërkesë ata shprehin shqetësimin e tyre për zonën diskutbile në këtë fshatë QË gjendet në brezin kufitarë me Serbinë.
“Bëhet fjalë për 26 mijë hektarë,” bënë të ditur për arbresh.info, Selver Lenjani, nga
Ata kanë kërkuar nga Ekipi Negociator që në bisedime më Serbinë të jenë të vendosur për mbrojtjen e kauzës shtetërorë dhe kufijtë e saj.
E dilemës së tyre ju ka dhënë një shpjegim profesori i gjeografisë Shpejtim Bulliqi.
“Nuk ka as një gjë diskutbile aty. Në kuptimin zyrtar nuk ka as një gjë kontestuese atje, ajo është hapësire e territorit të Kosovës me dokumentacion zyrtar, e me pazare nuk e di qa kanë bë. Por si në kuptimin administrativ, si atë zyrtar ajo pjesë është e territorit të Kosovës, nuk ka asgjë diskutbile në këtë çështje,” deklaron Bulliqi për arbresh.info.
Në hartat e siguruara nga arbresh.info shihet kufiri administrativ përtej të cilit depërtojnë edhe forcat ushatarake serbe duke pretenduar për një “kufi të ri” të që paraqitet edhe në këto harta./Vlora Selimi/arbresh.info/
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...