Temperaturat e larta që po mbretërojnë në vendin tonë jo të gjithë po arrijnë t’i përballojnë.
Kështu që një numër i caktuar janë detyruar të kërkojnë ndihmë në Klinikën Emergjentë në Prishtinë.
Drejtori i Klinikës Emergjentë në QKUK, Basri Lenjani në një prononcim për arbresh.info ka thënë se brenda 24 orëve në këtë klinikë kanë kërkuar ndihmë mbi 300 raste.
“5 deri në 10 përqind të rasteve i takojnë drejtpërdrejti të sëmurëve të cilët më parë kanë vuajtur nga sëmundje neurologjike, pulmulugjike, kardiologjike, sëmundjet metabolike, probleme me enë të gjakut, kryesisht janë raste të cilët kanë kërkuar shërbime emergjente mjekësore”, ka thënë Lenjani, ndërsa shton se nuk kanë të evidentuar apo të regjistruar ndonjë vdekje si pasojë e ndikimeve të temperaturave të larta.
Ai ka përmendur se cilët persona janë më të rrezikuarit nga këto temperatura.
“Zakonisht kategoria më e rrezikuar janë persona të cilët më parë kanë pasur goditje në tru, goditje në zemër, problemet me enët e gjakut, me diabet po ashtu nënat shtatzënë, mosha e tretë dhe fëmijët të cilët mund të jenë të indikuar të kenë probleme serioze për shkak ndikimit të temperaturave të larta po ashtu nuk duhet anashkaluar edhe personat të cilët kanë një gjendje të mirë shëndetësore e sidomos ata të cilët punojnë në hapësira të hapura ku periudha e punës është nga ora 7:00 deri në orën 18:00”, është shprehur ai.
Lenjani ka thënë se sa i përket masave këshilluese nga shërbimet emergjente mjekësore për të sëmurët të cilët janë me sëmundje kronike është mirë të konsultohen me mjekun familjar të marrin terapinë të ordinuar sipas mjekut përkatës.
“Të marrin barnat në kohë të duhur po ashtu e rëndësishme është marrja e ushqimit të freskët nga pak dhe shpesh, ushqimi i pasur me karbohidrate më pak yndyra ma shumë me vitamina, lëngje brenda 24 orëve duhet të marrin të paktën dy litra po jo ma tepër sidomos ata të cilët vuajnë me sëmundje kronike për shkak se zemra nuk ka mundësi të shtyjë në qarkullim”, ka thënë Lenjani.
Ndërsa sa i përket veshmbathjes të këta persona edhe personat me gjendje të mirë shëndetësore ai ka thënë se është mirë të përdorin ngjyra të hapura për shkak se siç thotë ai ngjyra e bardhë i dëbon rrezet e diellit ngjyrat e mbylltë i absorbojnë.
Sipas Lenjanit poashtu nënat shtatzënë duhet të kenë kujdes dhe mos t’u ekspozohen rrezeve të diellit.
“Sa i përket nënave shtatzënë dhe fëmijët të cilët i kanë në gji sidomos për nënat shtatzëne dhe për sëmundjet tjera kronike, nga ora 10:00 deri në ora 17:00 nuk duhet t’u ekspozohen rrezeve të diellit, për shkak se ndikimi i rrezeve të diellit në këtë periudhë janë të dëmshme të cilat mund të shkaktojnë ndryshme lokale në prishjen e përgjithshme të organizmit njeriut, poashtu nënat të cilët fëmijët e tyre nuk i kanë në gji është mirë që ushqimin t’a përgatisin ad hoc apo ta ruajnë në frigo të vetmin qëllim për t’i ikur problemit gastroentrologjike” ka përfunduar ai./Arbresh.info/R.Rexhepi.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...