Sot, në Beograd, nën organizimin dhe udhëheqjen e Fabien Bourdier-koordinator rajonal i KNKK-së (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq), u mbajt sesioni i 48-të në mes Delegacionit të Republikës së Kosovës dhe Delegacionit të Serbisë, për çështjen e personave të zhdukur.
Në emër të përfaqësuesve të familjeve nga Krusha e Madhe ka folur Selami Hoti, i cili kërkoj ndriçimin sa më të shpejtë të fatit dhe vendndodhjes edhe të 1648 personave të zhdukur të tjerë.
“Për të parë nga afër zhvillimet e takimeve, por edhe për të dhënë kontributin tonë si familjarë, meqë pa dyshim që rezultatet e deritanishme sado të pakta që janë, nuk do të ishin edhe pa angazhimin e vazhdueshëm të familjeve. Megjithatë së bashku me ftesën, iu na keni dhënë edhe përgjegjësi shtesë ndaj mijëra familjeve që edhe pas 20 viteve, presim përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre, presin rezultate edhe nga ky takim”, u shpreh ai, përcjellë Indeksonline.
Hoti tregoj se fshati prej nga vjen është pikërisht vendi nga vjen veprimtari, Ukshin Hoti fati i të cilit nuk dihet ende.
“Unë vij nga Krusha e Madhe, fshat i të madhit Ushkin Hoti, jo rastësisht e potencova profesorin me që përkundër përpjekjeve dhe përgjigjeve deklarative që nga viti 2005, që kur ka filluar të funksionoi ky mekanizëm, ende nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij. Mungesa e përgjigjes për profesorin Hoti, jo vetëm që vazhdon të rëndoi gjendjen e familjes Krushiane, por edhe mbarë popullit të Kosovës. Por është edhe një venitje për familarët e personave të tjerë të zhdukur, sepse nuk arrihet të mësohet për Hotin, duke i ditur me emra dhe mbiemra përgjegjësit, apo personat zyrtarë të Burgut të Dubravës, ata që qëndrojnë pas rrëmbimit të zhdukjes së tij”.
Hoti në emër të familjarëve të personave të zhdukur ka kërkuar nga institucionet e Serbisë, që të jenë më bashkëpunues dhe mbi të gjitha kërkoi që Bashkësia Ndërkombëtare të shtojë trysninë ndaj autoritarëve.
“Është obligimi ynë që të kërkojmë një të drejtë elementare, është pjesë e jetë sonë të përditshme, është obligim i juaji të na përgjigjeni. Është obligim i ndërkombëtarëve që të na përkrahë dhe në këtë rast po apostrofojë se; krimet gjatë luftës në rrëmbimin e popullatës civile për së gjalli dhe si dhe rrëmbimi i kufomave të varrosura për ta sanuar terrenin, respektivisht humbjen e gjurmëve të krimit, është kryer në kundërshtim me dispozitat e një varg aktesh ndërkombëtare. Në përmbledhje të kërkesave të familjarëve ne edhe sot ashtu si dje s’po kërkojmë asgjë më shumë sesa të mësojmë për fatin e më të dashurve dhe drejtësi si dhe të dënohen ata që kanë kryer këto akte makabre”,përfundoi Hoti në Beograd.
Ky organizim u bë nën angazhimin e z.Ibrahim Makolli-Kryetar i Delegacionit të Kosovës, z. Prenkë Gjetaj-Kryetar i Komisionit për Persona të Zhdukur, z.Kushtrim Gara- Udhëheqës i Njësisë së Komisionit, z. Arsim Gërxhaliu-Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, dhe z.Sali Muhaxheri-familjarë dhe bashkëpjesëmarrës në prezantimin e kërkesave të famileve në këtë takim.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç