Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka publikuar rezultatet e studimit “bottleneck”, ku identifikohen barrierat kryesore që pengojnë mbarëvajtjen e kompanive kosovare.
Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha se ekonomia e Kosovës ka rritje stabile, por sipas tij, kjo rritje nuk është rezultat i elementeve të qëndrueshme pasi vjen më shumë nga remitencat dhe sektori publik.
Ai tha se ka një skepticizëm për të investuar në Kosovë për shkak të vështirësive juridike
“Ekonomia e Kosovës ka rritje stabile që po vazhdon nga viti në vit dhe është lajm i mirë në kohën kur kemi moqale politike. Kjo rritje ekonomike nuk është rezultat i elementeve të qëndrueshme pasi vjen më shumë nga remitencat dhe nga sektori publik. Rritja e kontributit të sektorit privat nuk vjen vetvetiu. Nuk mjaftojnë vetëm forca e tregut, dëshirat e mira të politikbërësve, nuk mjafton një pjesë e reformave. Rritja në sektorin privat në rrije ekonomike vjen kur kemi zero burokraci, reforma në arsim, sundim të ligjit, konkurrencë lojale etj. Ka një skepticizëm për të investuar në Kosovë për shkak të vështirësive juridike”, ka thënë Rukiqi, raporton EkonomiaOnline.
Ai ka thënë se rënia e investimeve të huaja nga viti në vit është shumë shqetësuese dhe po humbet hapi me vende e rajonit.
Ai tha se ka mungesë të veprimeve të institucioneve.
“Kosovës i duhet një ekonomi ku sektori privat krijon vende pune e jo preokupimi të jetë në këtë vend rritja e pagave në sektorin publik. Prandaj duhet me u kujdes për sektorin privat. Rënia e investimeve të huaja nga viti në vit, që nga shpallja e pavarësisë në vend që të kemi rritje të investimeve të huaja ne kemi rënie dhe ne po e humbim hapin me vende e rajonit. Një ekonomi e fuqishme fillon me një fuqi punëtore të fuqishme dhe të edukuar mirë. Politika në arsim i kemi të orientuar rreth pagave ë arsimit, kjo duhet të ndryshojë. Nga viti në vit kur neve na duhet me u marrë me një sindikatë, ne duhet me u marrë me një çështje strategjike. Ka mungesë të veprimeve dhe varet nga të gjitha institucionet vendimmarrëse. Nga parlamenti tash vonë është diskutuar pakoja e ligjeve tatimore që janë në parlament qe një vit”, u shpreh ai.
Gazmend Abrashi, këshilltar për sektorin privat në Zyrën e Kryeministrit, tha se sipas planeve deri në vitin 2022, Kosova do t’i ketë të gjitha pikat ekonomike më të rëndësishme të lidhura me rrugë nëpër rajon.
Ai tha se në 2022, Kosova do t’i ketë hekurudhat me trena me 120 km në orë.
“Deri në vitin 2022 Kosova do t’i ketë të gjitha pikat ekonomike më të rëndësishme të lidhura me rrugë nëpër rajon. Kemi filluar rekonstruktimin e hekurudhës. Është investim mbi 200 milionë euro. Në 2022 do t’i kemi hekurudhat me trena me 120 km në orë, kështu që do jemi shteti i parë në Ballkan. Është Contour Global një investim 1.3 miliard euro që në periudhë pesë vjeçare do të punësoj rreth 5 mijë njerëz”, tha ai.
Drejtoresha e Departamentit të Analizave Ekonomike, Olivera Ceni Bardiqi, sektori i prodhimit në vend përballet me shkallën e lartë të problemit me koston e lartë të energjisë elektrike dhe mungesën e furnizimit me energji elektrike.
“Vështirësia e qasjes në financa që këtë vit paraqite në top 10-shen e vështirësive, i referohet vështirësive që kompanitë kanë në marrjen e shërbimeve financiare. Pamundësia e kompania për të mbuluar pengun kanë bërë që hua-marrja të mos jetë praktike për tu shfrytëzuar nga kompanitë. Sektori i prodhimit në vend përballet me shkallën e lartë të problemit me koston e lartë të energjisë elektrike dhe mungesën e furnizimit me energji elektrike. Bizneset theksojnë se ligjet janë mirë të prezantuara, por kur vjen puna në implementimin, bizneset theksojnë se përballen me problem. Problem tjetër është moszbatimi i kontratave”, tha ai.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...