Ligji për Paga pritet që të ketë riorganizim të brendshëm dhe disa ndryshime të koeficienteve pas votimit në Kuvendin e Kosovës.
Ligjit për Paga i cili tashmë është në fuqi dhe po pritet të zbatohet, e për këtë i duhen edhe katër muaj që Qeveria e Kosovës të shqyrtojë kërkesat e të pakënaqurve dhe të riorganizohen dhe sistemohen në ligjin për paga.
Qeveria e Kosovës është duke marrë parasysh të gjitha kërkesat e sektorëve të pakënaqur me ligjin e pagave që ka miratuar Kuvendi i Kosovës. Punëtorët e kontrollit ajror, sindikata e KEK-ut, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Sindikata e Punëtorëve të RTK-së janë ndjerë të diskriminuar nga ky ligj dhe kanë kërkuar ndryshimin e ligjit para se të hyjë në zbatim.
Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore në qeverinë e Kosovës, ka sqaruar për arbresh.info se Qeveria është duke shqyrtuar me detaje ligjin për paga dhe të fut disa vendime që do të merren sa i përket riorganizimit të brendshëm të ligjit.
“Ligji për paga tanimë është në fuqi në momentin kur del në gazetën zyrtarë është i plotfuqishëm kjo është një procedurë diku dy javorë. Prej marsit deri pra katër muaj rresht qeveria do të bëjë plan të detajuar të veprimeve që duhet merren për të futur në zbatim ligjin e pagave që lidhet edhe me disa vendime që duhet të merren sa i përket riorganizimit të brendshëm të këtij ligji për paga dhe në të njëjtën kohë me softuerin dhe sistemin që duhet që ky lidh të hy në fuqi sepse ky ligj nuk ka ekzistuar më parë dhe duhet të ndërtohet si i tillë. Në këtë kuptim do të shihen të gjitha mundësitë për me i trajtu disa çështje të rëndësisë së veçantë”.
Sipas Tahirit, në ligj do të inkorporohen disa kërkesa të të pakënaqurve dhe do të futen në sistem.
“Brenda ligjit duhet me u ndërtua sistemet dhe duhet të shikohen sepse jo të gjitha kategoritë janë të përfshira në ligj ne bazë të koeficienteve rregullohen ka dikun shtesa. Qeveria do t’i merr të gjitha kërkesat parasysh dhe në bazë të këtij ligji do t’i inkorporojë”, ka thënë Tahiri.
Sipas kësaj del që ligji për paga nuk është i kompletuar dhe nëse pëson ndryshime ai duhet të kthehet sërish në Kuvend dhe të hidhet në votim.
Artan Murati nga KDI sqaron se procedura e plotësim-ndryshimit është e njëjtë si të trajtohet një projektligj i ri.
“Fillimisht sponzorizuesi i plotësim-ndryshimit të ligjit duhet ta sjellë nismën në Kuvend. Më pas, në Kuvend ngarkohet Komisioni funksional për trajtimin e këtij projektligji, dhe pastaj Kryesia e Kuvendit e vendosë si pikë të rendit të ditës në seancë plenare. Pas trajtimit të projektligjit në lexim të parë, komisioni funksional përsëri e trajton ligjin, hidhet në lexim të dytë dhe pastaj me votat e deputetëve në seancë miratohet ose jo”, ka sqaruar ai./Arbresh.info./
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin