Ndihmohen 250 familje skamnore të Ferizajt

19:39 | 27 Maj 2019
Arditë Shkodra

Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”, në prag të festës së Fitër-Bajramit, ka ndihmuar rreth 250 familje skamnore me pako ushqimore.

Lista e familjeve të përzgjedhura për të ndihmuar u bë nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

Me këtë rast u vlerësua lart kontributi i kësaj organizatë që ndihmoi këto familje në prag të Festës së Bajramit.

Familjet që gëzuan këto ndihma kanë falënderuar këtë organizatë dhe Komunën e Ferizajt që sadopak po i ndihmon me rastin e kësaj feste

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme