Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë njëri prej tekstshkruesve dhe gazetarëve më të njohur kosovar.
Sipas Indeksonline, i ndjeri ka ndërruar jetë sot në Prishtinë ndërsa lamtumira e fundit do ti jepet në Pejë, vendlindjen e tij.
Hivzi Krasniqi, pos punës si gazetar ai njihet edhe për shkrimin e teksteve të këngëve të ndryshme. Ai është autor i afër 1000 teksteve të këngëve shqipe.
Krasniqi ishte edhe njëri prej pioniereve të radio gazetarisë shqiptare derisa flitej se do të formonte një portal të vetin si radio.
Ai po ashtu ka punuar në Radio Prishtina dhe në Radio Televizionin e Kosovës për disa vite.
Për një kohë ai ishte kryeredaktor në Radio Dukagjini.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...