I hidhur ka rezultuar fati i një qytetareje nga Kosova, e cila ka ndërruar jetë në banjat e Elbasanit. Mësohet se e moshuara është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj, i cili ka pësuar gjendje shoku pas skenës së rëndë.
Pasi kishte bërë një shëtitje jashtë, burri ishte rikthyer në hotel, ndërsa pasi gruaja e tij nuk i përgjigjej u detyrua që të shkelmonte derën. Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘Balkanëeb’ se çifti i të moshuarve nga Kosova kishin ardhur para disa ditësh për kurim 10 ditor në Banjat Termale të Llixhave të Treganit në Elbasan. Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e 60-vjeçares me inicialet E.I.
Pas ngjarjes, shtetasi kosovar u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Tiranë, ndërsa trupi i të ndjerës në Morgun e Qendrës Spitalore Elbasan. Ndërkaq kanë filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave te vdekjes se kosovares se moshuar.
“Më datë 31.10.2018, rreth orës 03:30 në Spitalin e Elbasanit është dërguar e vdekur shtetasja E. I., 60 vjeçe, banuese në Plloshan Kosovë si dhe në gjendje të rëndë shëndetsore bashkëshorti i saj shtetasi J. I., 70 vjeç, banues në Plloshan Kosovë, të cilët kishin ardhur për të bërë banja termale në Llixha Tregan Elbasan dhe ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.47 vjeç. Nga këqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./balkanweb/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...