Ndalohet autobusi i linjës Novi Pazar-Prishtinë, i mbushur me mall të kontrabanduar nga Serbia

14:12 | 5 Korrik 2019
V. S.

Pas një pune operative, njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Në stacionin e autobusëve në Prishtine është ndaluar autobusi i linjës Novi Pazar – Prishtinë te një kompanie. Pas kontrollit detal te bagazhit dhe ne pjese te ndryshme te autobusit është gjetur mall për te cilin dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Serbia.

Malli i sekuestruar është si me poshtë:

Tekstil origjina Serbi

Material higjenik origjina Serbi

Nargile origjina Turqi

I gjithë malli eshët sekuestruar dhe ndaj të dyshuar ka filluar procedura kundervajtëse./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme