Punimet për ndërtimin e deponisë së mbeturinave në fshatin Harilaq të Fushë-Kosovës, janë ndërprerë përkohësisht.
Zyrtarë komunalë të Fushë-Kosovës kanë theksuar se nuk do të lejojnë ndërtimin e kësaj deponie, kurse zyrtarë të Ministrisë së Ambientit thonë se janë në kërkim të një zgjidhjeje alternative për realizmin e projektit. E banorët lokalë thonë se ndërtimi i kësaj deponie është i papranueshëm.
“Jemi kategorikë në qëndrimin tonë, dhe do të qëndrojmë prapa vendimeve që do të marrim si institucion.”
Leotrim Sahiti, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka garantuar banorët e Harilaqit dhe fshatrave përreth se projekti nuk paraqet asnjë rrezik për banorët.
“Ne kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për realizimin e këtij projekti. Nuk bëhet fjalë për deponi të materieve të rrezikshme, por për një deponim të përkohshëm të materieve të rrezikshme, të cilat sigurisht me realizimin e këtij projekti nuk do të ketë asnjë efekt negativ në shëndetin e qytetarëve.”
E banorët thonë se kjo është e rrezikshme për shëndetin e tyre. Ata thonë se këtë do ta kundërshtojnë me çdo formë.
“Ai vetë po thotë për mbeturina të rrezikshme, qysh nuk është e rrezikshme ajo?! Nuk dihet aty se çfarë do të bëhet. Jemi të vendosur për ta kundërshtuar atë të gjitha familjet që jetojmë aty. Me siguri ata kanë për të provuar prapë ta ndërtojnë, por rezistenca jonë ka me qenë aty. Krejt fshatrat përreth jemi të pajtimit që të kundërshtojmë dhe mos t’i lëmë ta ndërtojmë. Këtu është sipërfaqe shumë e afërt prej shtëpive. E kemi Termoelktranën shumë afër, me u bë edhe kjo, atëherë çka po mbesim ne?!”
Për ndërtimin e kësaj deponie, kanë reaguar edhe shoqëria civile, duke thënë se vendimi i qeverisë është i dëmshëm për të gjithë qytetarët e Fushë-Kosovës. Aktualisht punimet për ndërtimin e deponisë së mbeturinave në fshatin Harilaq, janë ndërprerë përkohësisht./rtklive
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje