Komuna e Deçanit ka shpallur tenderin prej 3.2-milionësh për ndërtimin e rrugës malore në bjeshkën e Strellcit, fshat ky i komunës së Deçanit. Në njoftimin e publikuar në platformën online të prokurimit thuhet se rruga ekzistuese është shumë e dëmtuar dhe vështirë e kalueshme, andaj ekonomia familjare (blegtoria) e komunitetit të fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët varen shumë nga kjo rrugë.
Më shumë se 3.2 milionë euro para të buxhetit të Kosovës priten të shpenzohen për ndërtimin e një rruge malore për nevoja të bujqve në fshatin Strellc, të komunës së Deçanit.
Në njoftimin e publikuar në platformën online të prokurimit thuhet se rruga ekzistuese është shumë e dëmtuar dhe vështirë e kalueshme. Andaj ekonomia familjare (blegtoria) e komunitetit të fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët varen shumë nga kjo rrugë. Më tutje në platformën në fjalë thuhet se për operatorët ekonomikë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit duhet ta kenë një vërtetim të lëshuar nga gjykata kompetente ose nga autoritetet administrative të vendit të themelimit të tenderuesit, që vërteton se ndaj operatorit ekonomik nuk është duke u zhvilluar ndonjë procedurë falimentuese, shkruan Zeri.
Po ashtu OE-të duhet të kenë edhe vërtetimin e lëshuar nga Administrata Tatimore e vendit të themelimit të operatorit ekonomik në fjalë nuk është delikuent (shkelës) i tatimit së paku deri në 3-mujorin e vitit të fundit të njoftimit të kontratës.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin