Prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për krime të luftës në Kosovë, janë duke intervistuar për të dytën ditë me radhë në Prishtinë, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit, Nazif Mehmeti.
Avokati Tahir Rrecaj, i cili mbron Mehmetin në këtë proces ka thënë për Radion Evropa e Lirë se klienti i tij po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit për kohën gjatë së cilës ka qenë në luftë.
Rrecaj ka konfirmuar se klienti i tij është intervistuar ditën e martë dhe atë të mërkurë.
“Po është duke u intervistuar edhe sot (e mërkurë) dhe besoj se sot do të përfundojë intevistrimin. Ai po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit “, ka thënë Rrecaj.
Nazif Mehmeti kishte qenë i dyshuar edhe më herët për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Më 2013, një trup gjykues, i përbërë prej gjyqtarëve të Gjykatës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), dhe atyre të Kosovës patën shpallur atë fajtor për disa veprime gjatë luftës andaj Mehmeti ishte dënuar me tre vjet burgim.
Përveç Mehmetit, kjo Gjykatë në Hagë ka intervistuar edhe Rrustem Mustafën e Sami Lushtakun derisa Sokol Dobruna, Sabahajdin Cena dhe disa të tjerë janë intervistuar në Prishtinë.
Gjykata Speciale është trupi i katërt me radhë që merret me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Paraprakisht me ketë çështje është marrë edhe Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Tribunali Ndërkombëtar i Hagës si dhe Gjykata e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...