Nasim Haradinaj për deklaratën e ambasadorit zviceran për veteranët e rrejshëm: Gafë e tij diplomatike

18:46 | 29 Mars 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se deklarata e dy ditëve më parë e Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebert, për pagesat e veteranëve ka qenë jodiplomatike dhe që nuk është bërë në vendin e duhur.

“Është gafë e tij diplomatike”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk është ambasadori i parë që po bën gafë. I ka shpëtuar fjala dhe tash po mundohen ta arsyetojnë. Edhe të tjerët kanë bërë gafa”.

Në një formë tjetër ai ka thënë se Lebet ka reflektuar kur tha në Skenderaj gjatë inaugurimit të një ujësjellësi se “ne po ua paguajmë ujin, ndërsa ju paguani veteranë të rrejshëm”.

“Më ka ardh mirë që ka reflektuar. Nuk e di a ka pasë të drejtë ose jo. Ka qytetarë shqiptarë me nënshtetësi zvicerane që ka të tillë[veteranë]. Më pëlqeu reflektimi pozitiv. Nëse veç i ka dalë kohë të merret me veteranët, uroj që të reflektojë. Ka qytetarë me nënshtetësi zvicerane që janë veteranë. Po shpresoj që e ka me të vërtetë. Më gëzoi deklarata e ambasadave të tjera. Ka qytetarë shtetas shqiptarë me nënshtetësi angleze dhe gjermane. Për t’i ndihmuar prokurorisë kjo është e mirë”, njofton Klan Kosova.

“Por ai e bëri në mënyrë ofenduese. 60 mijë veteranë nuk janë mashtrues. Janë mashtruesit që janë futur në lista. Ka zgjedh momentin e papërshtatshëm edhe për vet ata. Ai ka mundur të thotë gjëra tjera sesa të përzihet në çështjen më të ndjeshme. Shpresoj që kur të shkojë në Graçanicë të flasë për kriminelët serbë. Shpresoj që të reflektojë në shtetin e vet”.

Haradinaj ka thënë se OVL e ka ftuar Prokurorinë të hetojë listat e fryra të veteranëve.

“Këtë nuk e ka bërë, as Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Ramush Haradinaj, por e kemi bërë ne [OVL]”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme