Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të UCK’së, Nasim Haradinaj thotë se nuk është penduar pse e quajti për të dytën herë palaço ambasadorin amerikan, Greg Delawie.
Në emisionin Frontal Live të Televizionit 7, Haradinaj ka arsyetuar fyerjen që ia ka bërë ambasadorit Delawie, transmeton Gazeta Express.
“Une nuk i bie pishman qe i kam thënë palaço Delaëies. Vetë ambasadori amerikan i ka kërcënuar deputetët ne ditën kur ka filluar iniciativa për shfuqizimi e ligjit për Gjykatën Speciale”, ka thënë përfaqësuesi i veteranëve.
Haradinaj thotë se në fund të dhjetorit kur deputetët e koalicionit kishin nënshkruar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Delawie, sipas tij, i ka kërcënuar të mos e bënin atë.
“Delawie ka çuar me qindra mesazhe drejt deputeteve, e gjithashtu edhe në banjo të deputetëve ka hyre për vetëm një qëllim, kërcenim ndaj tyre për mos të votuar kundër. Edhe po të mos ishte Delawie e kishim shfuqizuar”.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?