Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se procesi zgjedhor në parti po shkon dhe ka shkuar mirë, pavarësisht disa incidenteve të vogla që kanë ndodhur në disa nëndegë, njofton Klan Kosova.
“Kanë mbetur edhe disa degë të cilat do të përfundohen brenda kësaj jave. Në një mijë nëndegë, në 4-5 kanë ndodhë disa incidente apo mospajtime të garës elektorale, në një rast edhe hedhje të një karrige dhe është paraqitur rasti të organet kompetente. Më pas është vërtetuar që personi që e ka hedh atë është i një partie tjetër, tani procedura vazhdon. Në aspektin e përgjithshëm zgjedhjet brenda LDK-së kanë shkuar mirë dhe mbarë, kemi edhe ndryshime”, ka thënë Rugova në Sytë 7 në Klan Kosova.
Pas përfundimit të zgjedhjeve nëndegë, LDK do ta zgjedh edhe kryetarin, por Rafuna nuk dha emra për shkak se sipas tij, ka një marrëveshje që mos të flitet për emra kandidatësh deri në ditën e zgjedhjeve.
Rafuna foli edhe për koordinimin e mirë të LDK-së me Vetëvendosjen.
“Muajve të fundit kemi pasur koordinim të mirë me Vetëvendosjen. Kryetari Mustafa është takuar disa herë me Kryetarin e Vetëvendosjes. Janë të grumbulluara 58 nënshkrime të opozitës, jemi në përpjekje për t’i siguruar edhe 3 vota. Kryetari Mustafa dhe akterët e LDK-së po përpiqemi maksimalisht t’i sigurojmë edhe ato dhe në momentin e përshtatshëm që i kemi 60 do ta procedojmë mocionin për këtë qeveri që është ma e dobëta dhe ma skandalozja”.
“Pa ne nuk bëhet dhe nuk vendoset asgjë, këto subjekte e kanë dëmtuar shumë Kosovën, e kanë rrëzuar shumë imazhin e Kosovës. LDK, VV dhe PSD me ndihmën e partnerëve të vegjël me të cilët jem në kontakt, në fillim të vjeshtës, kjo qeveri do të shkojë në shtëpi”, ka thënë Rugova.
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka