Sipas tij, ato ditë 130 të burgosur u vranë dhe 300 të tjerë u plagosën, shkruan arbresh.info.
“Këta kriminel na sulmuan, dhe është masakër dhe gjenocid i shtetit serb ndaj shqiptarëve. Të gjithë e dinë se aty ka qenë edhe Ukshin Hoti,” është shprehur Hasani duke treguar emra konkret të përgjegjësve që thotë se janë përgjegjës edhe për jetën e Ukshin Hotit.
Këta kriminelë thotë se duhet të marrin dënimin e merituar.
“Nuk e dim se kush ka kërkuar që të heshtet kjo masakër, dhe për këtë nuk e ka qarë kokën as Prokuroria e Pejës. Për 12 vjet është heshtur kallëzimin penal i shoqatës së të burgosurve. Na intereson qëllimi pse prokurori i Pejës nuk ka ngritur aktakuzë ndaj personave përgjegjës. E kemi edhe një libër që paraqiten vrasësit dhe të vrarët,” është shprehur Hasani derisa ka prezantuar faktet rreth asaj masakre.
Sipas tij, ata që kanë heshtur janë të lidhur me pushtetin kriminal serbë./arbresh.info/
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...